Kreu i qeverisë Rama ka nisur vizitën e punës në New York, ku takimi i parë ka qenë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ky është takimi i parë i dy kryeministrave që kur Mitsotakis u zgjodh në krye të qeverisë së Greqisë.
Kryeministri Rama e vlerësoi takimin si një “prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”. Të dy kryeministrat po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
/a.r