Kryeministri Rama ka publikuar sot një tjetër mesazh nga një qytetar i cili thotë se falë portalit të Bashkëqeverisjes mori zgjidhjen që kishte kërkuar për pensionin e nënës së tij.
Kryeministri e ka lexuar mesazhin sapo ka zbritur në Nju Jork. “Ai momenti kur sapo zbret në Nju Jork dhe fillon lexon mesazhet në makinë. Ju përshëndes të gjithëve dhe të jeni sa më mirë sot”, tha kryeministri Rama.
Qytetari falënderon kryeministrin për zgjidhjen e problemit.
“Përshëndetje zoti Kryeministër! Falemnderit nga ana juaj dhe portalit të Bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemit të mamasë sime për 10 vitet e pensionit që iu gjetën. Faleminderit! Babai im nuk ju ka votuar kurrë. Me këtë zgjidhje që na dhe, ia fitove votën. Faleminderit!”, thuhet në mesazh.
“Shumë të fala babait. Ai të ketë gruan me shëndet e jetë të gjatë, se pa atë s’ka ku shkon. Sa për votën, le ta çojë ku të dojë. Si me votën, si pa votën mua në dispozicion më ka për sa mundem”, është përgjigja e kryeministrit Rama. /a.r