Kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdel Rahman tha se një sulm ajror rus në provincën Idlib ka goditur një spital duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë dhe stafin mjekësor.
“Sulmi ka ndodhur në qytetin Sarmin. Në mesin e të vrarëve janë një fizioterapist, një infermiere dhe një pjesëtar i mbrojtjes civile” -tha Rami Abdel-Rahman.
Shoqëria Siriane-Amerikane e Kujdesit Shëndetësor, e cila operon me objektin, ka thënë se spitali i saj në Sarmin është “goditur drejtpërdrejt” dhe se dy pjesëtarë të stafit janë vrarë.