Një autobus që po transportonte 30 nxënës të shkollës së mesme të Belshit, është përmbysur në aksin Drogot- Belsh, por fatmirësisht nuk pati të vdekur. Mësohet se ka patur disa të plagosur, por asnjëri prej nxënësve nuk është në rrezik për jetën.
Mjeti në fjalë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Turbull ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Autobusi merrte nxënës nga fshatrat e Belshit për t’i transportuar drejt gjimnazit të këtij qyteti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.