Një lajm i rremë për një tërmet 6 ballë alarmoi jo pak qytetarët e kryeqytetit, të cilët dolën menjëherë në rrugë dhe sheshe mbrëmë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialsite, Taulant Balla.
“Parashikimi i tërmetit është i pamundur. Përhapja e njoftimeve të qëllimshme, të rreme për të shkaktuar panik, është vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burgim!”, shkruan Balla duke bashkëngjitur edhe postimin e agjencisë me të madhe sizmologjike që bën thirrje për qetësi pasi lajmet për parashikime tërmetesh jane të rreme.
Ndërkaq, ngjarja u dënua nga kryeministri Edi Rama, ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme. Po ashtu policia shoqëroi edhe dy gazetarë. /l.m