Pas botimit të lajmit të rremë se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm 6 ballë, mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat gazetarin e “Syri.Net” Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”. Pas lajmi i publikuar ka përhapur panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë, nga frika se do të përballen nga një tjetër tërmet.
Ato kanë bërë thirrje qytetarëve që të qetësohen, pasi nuk ka vend për panik.
“Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët./shqiptarja/