Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka falenderuar të gjithë vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.
“Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë! Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur”, shprehet Cakaj.
Cakaj nënvizon se pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet fakti që nuk ka pasur asnjë jetë të humbur.
Si të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është e angazhuar maksimalisht dhe po përcjell me vëmendje përballimin e situatës pas tërmeteve të djeshme.
/a.r