Shtetet fqinje si dhe zyrtarë të BE-së, Austria dhe Franca janë të parat që janë solidarizuar me fatkeqësinë natyrore, që goditi vendin tonë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për ndihmë.
Reagimi i Prishtinës zyrtare në mbështetje të Shqipërisë ka qenë i menjëhershëm.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi në Facebook se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet.
Ish-Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn reagoi në Twitter pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në Shqipëri. Eurodeputeti shprehu shqetësim për serinë e lëkundjeve të fuqishme që tronditën vendin tonë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme serioze për infrastrukturën.
Edhe shtetet fqinjë si Italia dhe Greqia u shprehën të gatshme t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë, pas tërmeteve.
Rama tha se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri italian Giuseppe Conte “i cili ofron mbështetjen e Italisë për të përballuar pasojat e tërmetit”.
Të gatshme për ndihmë janë shprehur gjithashtu nga Franca, Austria dhe vendet e tjera të BE-së.
Ministria e Jashtme greke po përmes Twitter-it përcolli po ashtu mbështetje dhe solidaritetin e saj me popullin shqiptar. Po ashtu pala greke ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave.
/a.r