Protestuesit anti-qeveritarë në Hong Kong shkulën flamurin kinez dhe e hodhën në lumin Shing Mun.
Kur bëhen 16 javë nga nisja e demonstratave kundër autoritetit drejtues të Hong Kongut dhe Kinës, situata në vend vazhdon të agravohet teksa protestuesit bëjnë thirrje për demokraci.
‘’Populli i Hong Kongut, rezistoni!’’, ‘’Luftoni për liri!’’, ‘’Çlironi Hong Kongun!’’, dëgjoheshin protestuesit dje në sheshin e qytetit.
Protestuesit fajësojnë Kinën dhe autoritetin zyrtar të Hong Kongut për nëpërkëmbjen e lirisë dhe demokracisë në vend. Policia ka forcuar masat e sigurisë, por vala e protestave nuk shuhet.
Nga ana tjetër, Kina i ka konsideruar këto protesta si ‘’akte terrorizmi’’./l.m