1 milion dollarë është fondi i cili do të akordojë bashkia e Tiranës për dëmet e shkaktuara nga tërmetet.
Lajmin e bëri me dije vetë kryebashkiaku, Erion Veliaj në një komunikim me mediat.
“Të akodojmë një fond 1 milion dollarë. Ndërkohë do të kemi përveç mbledhjes së këshillit bashkiak, do të kemi edhe mbledhje me të gjithë adminisratorët. Ata do të bëjnë një iventar. Do të angazhojmë të gjithë stafin. Do angazhohet i gjithë stafi psiko- social, është e rëndësishme që të kalohet shoku. Apeli për prindërit është komunikoni me fëmijët deri sa të marrin veten nga kjo traumë. E dyta të moshuarit, që kanë fëmijët jashtë, trokisini në derë të tyre dhe i pyesni a je mirë. Qendrat sociale janë të hapura, kush ka nevojë për një vakt”, tha Veliaj.
Kryebashkaiaku shtoi se situata më e vështirë është në zonën e ish Kombinatit, ku ka edhe më shumë pallate të vjetra. /l.m