Mbrëmja e dytë e Ligës së Kampionëve ka konfirmuar momentin jo të mirë të Juventusit, e cila barazoi në Torino me Borussia Munchengladbach, teksa ka konfirmuar se Manchester City është skuadra e përmbysjeve.
Rezultatet e mbrëmjes:
Në grupin A, ndeshja më e shumë pritur ishte ajo e Parsit, ku francezët nuk arritën të shfrytëzonin faktorin fushë ndaj miqve nga Madridi. Loja u karakterizua nga përplasje të forta fizike, duke u regjistruar dhe një numër i lartë kartonësh. Rol të rëndësishëm në fushën pariziene patën dhe portierët, ku Navas iu përgjigj mjaft mirë situatës dhe provokimeve të vendasve. Për tu theksuar ishte forma e Marco Verratit që shqetësoi jo pak mbrotjen spanjolle, ku Sergio Ramos tregoi dhe nervozizëm në disa raste duke u ndëshkuar dhe me karton të verdhë.
Rast të pastër goli kishte Cristiano Ronaldo në minutën e 80, kur lëshoi një predhë në hryje të zonës. Topi kaloi të gjithë pasqyrën e portës, duke lënë të pashpresë dhe portierin Kevin Trapp, por fatmirësisht për skuadrën e Laurent Blanc topi përfundoi jashtë.
Në grupin B ishte barazimi i Manchester United ai që ra në sy. Djajt e kuq nuk arritën të nxirrnin brirët dhe ranë preh e “acarit” Rus. CSKA e Moscës gjeti golin mjaft shpejt me Dombiua (15’), teksa humbi dhe një 11-të metërsh pak minuta para se ish sulmuesi Romës të shënonte. Goli barazimit erdhi në të 65’ nga Martial. Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Volzburg dhe PSV, përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultatin 2-0. Tashmë nënkampionët e Gjermanisë kryesojnë këtë grup. Në grupin C, Atletiko Madrid fitoi lehtësisht përballë Astanas me rezultatin 4-0, teksa Gallatasarai mposhti Benfikën me rezultatin 2-1. T
Në grupin C ndeshja mes Juventusit dhe Borussia MunchenGladbach ishte një përballje e mërzitshme. Sfida e zhvilluar në Torino tregoi një Juventus pa ide. Bardhezinjtë dhuronin tek kundërshtari topa në mënyrë fëminore, çka lypsë një vëmendje më të madhe nga ana e teknikut Massimiliano Allegri.
Së fundmi, ndeshja e zhvilluar në “Emirate Stadiom”, mes Manchester Cityt dhe Sevillas ishte ajo që dhurojë dhe më shumë emocione. Me të filluar lojën, ishin miqtë që shokuan skuadrën e Pellegrinit. Konoplyanka në të 30-ën gjeti golin për spanjollët, kampion të Europa Ligës. City barazoi 5 minuta më vonë falë një autogoli, i cili mban firmën e Rami. Qendërmbrojtësi spanjoll ka luajtur edhe në Itali me Milanin në të shkuarën. Në minutën e 91’ ishte Kevin De Bruyne i blerë për shifrën e 71 milion eurove ai që shënoi golin e fitores për Citizien, të cilët tashmë i janë ngjitur Juventusit në krye të klasifikimit dhe shpresojnë që ndeshjet e kthimit të fitojnë ato grupin. (ATSH)
Panorama e tetë grupeve pas 3 sfidave të para:
Grupi A: Real Madrid 7 Pikë, Psg 7,Malmoe 3, Shaktar 0
Grupi A Malmö FF- Shakhtar Donetsk 1-0
Grupi A Paris St. Germain – Real Madrid 0-0
Grupi B: Volzburg 6 Pikë, Cska Moska4, Manchester United 4, PSV 3
Grupi B CSKA Moscoë- Manchester United 1-1
Grupi B VfL Volfsburg – PSV Eindhoven 2-0
Grupi C: Atletiko Madrid 6, Benfika 6, Galatasarai 4, Astana1
Grupi C Galatasaray SK- SL Benfica 2-1
Grupi C Atlético Madrid- FC Astana 4-0
Grupi D: Juventus 7 Pikë, Manchester City 4, Sevilla 3, Munchengladbach 1
Grupi D Juventus FC- Mönchengladbach 0-0
Grupi D Manchester City- Sevilla FC 2-1
Grupi E: Barcelona 7 pikë, Leverkusen 4, Bate Borizov 3, Roma 1
Grupi E BATE Borisov- FC Barcelona 0-2
Grupi E Bayer Leverkusen- AS Roma 4-4
Grupi F : Bayern Mynchen 6 Pikë, Olympiakos 6, Arsenal 3, Dinamo Zagrebit 3
Grupi F Arsenal- Bayern München 2-0
Grupi F Dinamo Zagreb- Olympiakos Pireus 0-1
Grupi G: Porto 7 Pikë, Dynamo Kiev 5, Chelsea 4, Maçabi Tel Aviv 0
Grupi G Dynamo Kiev- Chelsea FC 0-0
Grupi G FC Porto- Maçabi Tel Aviv 2-0
Grupi H: Zenit 9 Pikë, Valencia 6, Gent 1, Lyon 1
Grupi H Valencia CF- KAA Gent 2-1
Grupi H Zenit- Lyon 3-1