Washingtoni ka dënuar me tone të ashpra vizitën e Presidentin Sirian Bashar al- Assad në Moskë, duke ironizuar me shtetin Rus, se kjo e fundit shtroi “tapetin e kuq” për personin që ka përdorur armët kimike ndaj popullit të tij në Siri.
“Ne e shohim shtrimin e tapetit të kuq për Assad, që ka përdorur armë kimike ndaj popullit të tij, në kundërshtim me syniimin e deklaruar nga Rusia për një tranzicion politik në Siri”, deklaroi Eric Schultz.
Edhe një zyrtar i Departamentit të Shtetit reagoi duke thënë se shqetësues mbetet mbështetja ushtarake e Rusisë, që sipas zyrtarit i ka dhënë guxim qeverisë së Assad për të vijuar me luftën civile në Siri.
Udhëtimi i kryeministrit sirian në Moskë ditën e martë qe krejt i papritur dhe erdhi 3 javë pasi Rusia nisi bombardimet në territorin e pushtuar nga ISIS. Ky ishte dhe udhëtimi i parë i Kryeministrit Assad gjatë këtyre 4 viteve të fundit, pas nisjes së luftës civile në vitin 2011.
Te enjten e ardhshme pritet që Moska tashmë të bëjë një vizitë në Damask, përmes një grupi parlamentarësh rusë që do të takohen me Presidentin Assad.