Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri bilancin paraprak të dëmeve nga tërmeti.
Në një dalje për mediat, Xhaçka tha se dëme më të mëdha, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës.
Ministrja bëri një bilanc ku theksoi se vetëm në Tiranë janë dëmtuar rreth 46 banesa, ndërsa vlen të theksohet se nuk ka patur fatmirësisht humbje në jetë njerëzore.
“Është një lajm i mirë që goditjet pasuese shënuan një trend në ulje. Sipas informacioneve zyrtare paraprake, deri në momentin që po flasim raportohet për 68 persona atë lënduar, por bëhet fjalë për lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës, disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet e ambulancave. E rëndësishme të theksohet që nuk ka pasur humbje jete.
Në qarkun e Tiranës ka dëmtime, kryesisht krisje në 46 banesa, në Dajt, Komunë e Parisit, Asrtir, Kashar e Zallher. Në Durrës, Shijak, raportohen dëme në dy pallate dhe banesa të vjetra. Në qarkun Dibër raportohen 4 banesa të dëmtuara dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Berat një banesë që e dëmtuar, në Fier 4 banesa të dëmtuara lehtë, e rëndësishme është që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës. Të gjithë në kryet e detyrës”, tha Xhaçka.
g.kosovari