Shqipëria është prekur nga 6 lëkundje tërmeti. I pari dhe më i forti ka qenë në orën 16:04 minuta, me magnitudë 5.8.
Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.
Pas 30 minutash, në orën 16:45 dhe 16:48 janë regjistruar lëkundja e 3-të dhe e 4-të me magnitudë 3 dhe 3.2 me epiqendër sërish në detin Adriatik.
Në 17:54 është regjistruar lëkundja më e fundit me epiqendër pranë Gërdecit dhe Marqinetës me magnitudë 3.4.
Lëkundje të fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytet duke shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë që qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.
Por jo vetëm në Tiranë pasi tronditja që dha tërmeti i sotëm është ndjer edhe në disa qytetet të tjera.
g.kosovari