Tirana u godit sot nga dy tërmete të cilat sipas raportimeve të para kanë shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila bën të ditur se forcat e emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e mëposhtëm të telefonit.
“Para pak minutash vendi u prek nga një tërmet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.
Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terrën për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë. Për çdo emergjencë ju lutem njoftoni në numrat:
Policia e shtetit ☎ 129,
Policia Bashkiake ☎ 042419465,
Zjarrfikesja ☎128,
Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranës.
g.kosovari