Është konfirmuar dënimi me 30 vite bur.g e 8 muaj për shqiptarin Fitim Koldashi.
Ai është arrestuar pasi i mori jetën 22-vjeçarit me origjinë rome, Manuel Spienlli. Ngjarja ndodhi dy vite më parë, në muajin qershor, në Alba Adriatica të Italisë.
Dënimin e ka lexuar kreu i grupit të gjykatësve, Armanda Servino, ndërkohë që jashtë sallës, prej mëngjesit, ndodheshin shumë persona, përfshirë dhe familjarët e viktimës, të cilët këekonin drejtësi dhe protestonin në mënyrë paqësore me pankarta në duar.
Spinelli ndërroi jetë pasi mori dy god.itje të forta me th.ikë; njërën në fytyrë dhe tjetrën në zemër. Sipas hetuesve, që në fillim kjo ishte një ngjarje e lindur nga xhelozia, ndaj dosja u arkivua si krim pasioni.
Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, sipas prokurorisë dhe mediave italiane, ishte e fejuara e shqiptarit, e cila dikur ka qenë e dashura e italianit.
Ajo ishte në makinë me Fitim Koldashin në momentin ku mes tij dhe italianit, Manuel, nisi përl.eshja.
Krimi ndodhi në Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor 2017.