Pas reagimit nga Ambasada Amerikane, në lidhje me dënimin për ish-ministrin që u dha ditën e djeshme nga Krimet e Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.
Me anë të një reagimi ambasadori britanik, Duncan Norman e ka cilësuar këtë aktgjykimi si një rritje me pjekuri për sistemin ligjor në Shqipëri. Por edhe në reagimin e Ambasadës Britanike ka një ‘Por’, ku thuhet se ishte një dështim për ta dënuar kundër akuzave të tjera që sipas tyre janë më serioze.
Sipas Ambasadës Britanike në lidhje me këtë vendim shtrohet pyetja dhe rëndësia për të çuar deri në Fund Reformën në Sistemin Gjyqësor.
“Aktgjykimi për Saimir Tahiri tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po rritet në pjekuri. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore ”, -thuhet në reagimin e ambasadës./l.m