Pak orë pas vendimit te gjykates qe denoi me 3 vjet sherbim prove ish ministrin socialist Saimir Tahiri, ka ardhur eragimi i parë i qeverise.
Zëdhënësja e kryesisë së PS-së dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh për Top Channel se e gjitha kjo “është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë asfare!”
Kreu i demokratëve Lulzim Basha thotë se gjykata dha një vendim të turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës.
“Vendimi konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin”, tha Basha.
Pas më shumë se 10 orë në dhomën e këshillimit, Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për “Shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria.
Dënimi me burg i Tahirit u pezullua dhe kaloi në shërbim prove për tri vite. Ndërkohë, Prokuroria akuzonte Tahirin për “Trafikim të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, por për Gjykatën këto akuza nuk faktohen me prova dhe për këtë është bërë ndryshimi i cilësimit të veprës penale, duke e gjetur fajtor për “Shpërdorim detyre”.
g.kosovari