Google prezanton versionin e ri “Smart Screenshot”, që është një risi në mënyrën e kërkimit elektronik. Ai zëvendëson “Edit & Share Screenshots” dhe kërkimin manual, si gjetja e të dhënave duke përdorur disa fjalë kyçe, me një fotografi të çastit.
Opsioni më i ri bën njohjen optike të karakterit ose gjen foto të ngjashme me të, nga ana vizuale. Kështu, me fotot e realizuara në Google Search mund të gjejmë informacione në lidhje me kërkimet që bëjmë apo edhe të dhëna të tjera të ngjashme.
“Google Lens” është pjesa më e rëndësishme për të kërkuar qoftë dhe për kartën e kreditit. “Lens” merr gjithçka që është fotografuar dhe pasi të gjitha detajet kalojnë nëpër një analizë të mirëfilltë algoritmike, Google brenda pas sekondash liston të dhënat që arrin të dekodojë nga shkrepja e bërë.
Në këtë mënyrë, motori i kërkimit mundëson informimin pa u lodhur për të gjetur fjalë kyçe, por thjesht me një shkrepje të momentit. Kjo lehtësi e krijuar nga gjigandi elektronik mbart edhe anë negative, pasi me këtë mënyrë kërkimi të dhënat tona personale rrezikojnë nga momenti në moment.
/a.r