Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një ftesë publike. Bëhet fjalë për hapjen e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Shefi i qeverisë publikon një video ilustruese, teksa shprehet se kjo është hera e parë që aktivitetit mbahet i hapur.
“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të mos humbur hapjen e madhe të sezonit të ri artistik, që për herë të parë në historinë e TKOB do të mbahet i hapur në Sheshin Skënderbej, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Edi Rama.
/a.r