Edi Paloka ka komentuar deklaratat e bëra gjatë ditës së sotme nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Edhe pse kishte premtuar publikisht se do të dilte nga politika nëse më 30 Qershor do të kishte zgjedhje pa PD, ai qenka ende aktiv.
Tahiri mohoi gjatë ditës që në përgjimet e autoriteteve italiane ku anëtarët e bandës “Habilaj” flasin për “shefin e madh”, të bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama apo për atë vetë.
Por, sipas Palokës, edhe më idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është kryeministri.
“Tahiri tha një të vërtetë , po jo ndonjë të re… Edhe me idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është Edvini, dhe as Tahiri e askush tjetër që ështe zhgërryer në krim e korrupsion këto vite, nuk e ka bërë pa bekimin e Ramës”, shkruan demokrati.
Më herët gjatë ditës, Tahiri deklaroi: ““Kur flitet me përgjime që thonë shefi i madh , unë kam qenë bashkë me kabinetin e thirrur nga Rama në Dajt. Sigurisht që shefi i madh s’jemi as unë as Rama. Po mbahem pa asnjë provë.”
/a.r