Ada Deda është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar për shkak të formave të saj perfekte fizike dhe fotove provokuese që realizon. Ajo vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda dhe është mjaft e njohur edhe për pjesëmarrjen në videoklipe të këngëtarëve shqiptarë.
Shpeshherë fotot e saj janë komentuar në media të ndryshme dhe lidhur me këto komente ish-deputetja tha për emisionin “Rudina” në Tv Klan se fillimisht nuk ndihej mirë. Ajo u shpreh se fotot provokuese të vajzës i ka toleruar dhe se ka ndërtuar një marrëdhënie besimi me vajzën e saj.
“Fotot provokuese të vajzës i kam toleruar, por kam besim tek Ada. Duke qenë se edhe vetë kam qenë pjesë e ngacmimeve të mediave i kam marrë këto ngacmime si komerçializim të medias. Fillimisht kur shikoja portalet që shkruanin nuk ndihesha mirë, por kur vinte Ada e kaloja. Nuk i kam thënë asnjëherë që të ndalojë së bëri foto, madje kur shkojmë me pushime jam unë ajo që i bëj foto. Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend. Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund ti futet edhe politikës”, tha Albina Deda.
“Ka pasur edhe momente që kur shihte lajmet, mi ç’donte mua dhe më shkruante: Shiko çfarë kanë bërë. Por unë vija dhe e merrja me të mira. Asnjëherë s’më ka thënë mos bëjë foto, por kur jemi me pushime mi bën ajo fotot”, tha Ada.