NJë zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot pranë Qytetit Studenti. Mësohet se zjarrfikëset po luftojnë me flakët ndërsa si pasoje dyshohet se flakët kanë shkrumbuar edhe një banesë private.
Konviktet e studentëve kërcënohen nga zjarri që për shkak të erës po përhapet me shpejtësi, thonë burime nga terreni.
Paralelisht me përpjekjet për shuarjen e flakëve po hetohet edhe për shkaqet e ngjarjes së rëndë.
/a.r