Ferrari 812 i Lauro Buoro, një ndër themeluesit e “Nice spa”, kompania lider në sektorin e automatizimit në Ordezo të Italisë, u përfshi në një aksident gjatë fundjavës.
Djali i tij Tomaso duket se nga gëzimi për makinën luksi apo emocionet krah shoqes së tij, teksa po ecte me shpejtësi humbi kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.
Raportohet se në momentin e aksidentit ai ishte bashkë me të dashurën në makinën Ferrari me vlerë 300 mijë euro.
Fatmirësisht dy të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime, por makina është dëmtuar tërësisht.
/b.d