Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet vendimin e Këshilli Ekzekutiv të UNESCO-s për anëtarësimin në ketë organizate.
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, vendosi t’i rekomandojë Konferencës së Përgjithshme kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në vijim te iniciativës se propozuar nga Shqipëria.
Republika e Shqipërisë mbështet plotësisht anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO dhe i uron asaj suksese edhe në votimin që do te zhvillohet ne fillim të muajt nëntor 2015, në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate.
Mbështetja e kërkesës se Kosovës për anëtarësim në UNESCO nga Këshilli Ekzekutiv është tregues i angazhimit konkret të partnereve tanë strategjik për ta berë Kosovën pjesë të UNESCO-s, të kësaj agjencie të rëndësishme të OKB-së, që trajton dhe mbron vlera të veçanta te arsimit, shkencës dhe trashëgimisë kulturore ndërkombëtare.
Mbështetja e Kosovës nga Konferenca e Përgjithshme do të përbente një mesazh inkurajues për procesin e normalizimit te mëtejshëm te marrëdhënieve në rajonin tonë.
MPJ shpreh besimin se Kosova do të marrë mbështetjen e duhur edhe ne Konferencën e Përgjithshme te UNESCO-s, duke qenë se Kosova përmbush të gjitha kushtet dhe ka dëshmuar njëkohësisht vullnet të plotë për të qenë një anëtare e denje e kësaj organizate.