Është ndërprerë për pak minuta seanca te Krimet e Rënda në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë në Vlorë, Jaeld Çela.
Është ndërprerë për pak minuta seanca te Krimet e Rënda në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë në Vlorë, Jaeld Çela. Në dosjen për ish-ministrin Tahiri dhe ish-kryepolicin e Vlorës mungojnë disa nga provat kryesore.
Gjykata pritet të japë sot verdiktin final për ish ministrin e brendshëm.
Ai akuzohet nga prokuroria për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, dënim i cili ulet në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurt. /l.m