“Jam gati të largohem nga Komisioni i Reformës”, kështu ka thënë Damian Gjijnuri për mediat, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit të Reformës.
“Kërkesë e opozitës absurde megjithatë unë jam i gatshëm ta rishikoj pozicionin tim pas konsultimeve me PS. Unë nuk jam i dënuar nga asnjë gjykatë. Isha ideatori i nismës që opozita jashtë parlamentare të kishte vendin e vet në komisionin e reformës’, tha ai më tej.
Kjo deklaratë e tij vjen pas deklaratave të djeshme të kreut të PD, Luzim Basha i cili në një përgjigje ndaj letrës së kryeministrit Edi Rama tha se:
“ S’mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda sic ai i ftesës nga Damian Gjiknuri i dyshuari kryesor i dosjes 184. Pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë dhe bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin mund të vendosë bazën për daljen nga kriza dhe një reforme zgjedhore bashkë me një reform politike”. /l.m