Pas përfundimit të takimit me Komisionin e Venecias për çështjen e pronave, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi treguan në një deklaratë për shtyp, temat e trajtuara gjatë bashkëbisedimit në fjalë.
Sipas Tabakut, ligji antikushtetues i kthimit të pronave si dhe një grup tjetër ligjesh bien ndesh me të drejtëne pronarëve, ku prona publike dhe ajo private mbeten në duart e Ramës dhe është ky i fundit ai që i shpërndan sipas interesave vetjake.
“Qeveria që nga 2013 e këtej po shkel të drejtat e pronarëve dhe po harton ligje me norma të paprecedenta. Shqetësimi jonë mbetet e drejta për të respektuar pronarin, diskutuam mundësi se si mund të zgjidhet”, u shpreh ajo.
Nga ana e tij, Oerd Bylykbashi u shpreh:
“qeveria nuk kthen më prona nuk kompnson, ka rishpronësuar pronarët, ajo që ne beme te qarte është që ky proces ve ne pikepyetje titujt e pronareve dhe ka per qellim të marre prona dhe këto prona t’u jepen oligarkëve. Fikja dhe eleminimi i gjykates kushtetuese eshte i qellimshem, qe pronaret te mos kenë mundesi te ankohen ne gjykate. Ajo qe bëmë te qarte eshte qe PD te kthehet ne pushtet dhe ne te kthejme te drejtat e pronarëve.” /l.m