“Rama dhe Veliaj po kërkojnë të shantazhojnë dhe të kërkojnë vkm 510 që grabit kopshtin botanik që ia heq pronën universitetit dhe t’ia kalojë bashkisë”, kështu tha në një deklaratë për mediat demokrati Luçiano Boçi sa i përket çështjes së pronësisë të këtij territori.
“Kjo grabitje kriminale nuk është e vetmja e kësaj qeverisje. Vendimi antikushtetues e antiligjior, bie ndesh edhe me ligjin e mbprapshtë të arsimit. Ky vendim ka shpërfillur tërësisht vendimin e dekanatit të këtij fakulteti ka rrëzuar autonominë universitare. Ky vendim është një grabitje e bërë në mes ditës.
Prandaj në mbledhjen e nesërme ne jemi besim plotë që senati do ta hedhe poshtë këtë vkm sepse i shërben edhe komunitetit dhe kam bindjen se do jetë në favor të rrëzimit të vkm-së. Do ishin para përgjegjësisë morale dhe ligjore akademikët që do e votonin dhe nqs miratohet për shkak të presionit do ketë përgjegjwsi edhe administratori, po ashtu edhe bordi i administrimit për mbrojtjen e pronës e resurseve të universitetit. Çdo rreshtim tjetër i akademikëve do i rreshtonte ata pranë dyshes Rama Veliaj”, tha Boçi më tej./l.m