Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, mendon se zgjidhje për krizën politike që po kalon vendi janë zgjedhjet e parakohshme.
Në një intervistë për ABC News, Patozi deklaron se nuk do t’i thoshte jo një ftesë për bashkëpunim me Lulzim Bashën nëse si pikësynim final do të ishin zgjedhjet e parakohshme.
Sipas Patozit, ata kanë të njëjtin objektiv dhe do të shikojnë të gjitha format e bashkëpunimit
“Unë nuk përjashtoj dhe nuk paragjykoj askënd, sidomos një formacion i cili është opozitar po ashtu si Bindja Demokratike. Unë shpresoj, nuk dua të flas për një gjë që nuk ka ndodhur, për një gjë që është ende në kuadrin e një thashethemi, por ajo që ka rëndësi është që ne të konvergojmë, do doja që çdo formacion opozitar të jepte kontributin e tij në funksion të arritjes së objektivit që janë zgjedhjet e parakohshme. Nëse PD dhe çdo parti tjetër opozitare punon dhe e tregon që është në funksion të këtij qëllimi sigurisht që ne kemi të njëjtin objektiv dhe do të shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit”, tha kreu i BD. /l.m