Universitetet në Angli e kanë zakon që të bëjnë organizime të ndryshme para se të nisë mësimi. Kjo është një mënyrë që të sapoardhurit të njihen me njëri-tjetrin dhe me institucionet.
“Fresher Week”, ose “Java e studentëve të vitit të parë”, siç quhet ndryshe, është java e fundit e pushimeve për sistemin universitar në Angli.
Qendra e qytetit të Portsmouth në Britaninë e Madhe i ngjante një vendi të çmendur natën e shkuar pas pushtimit nga studentët.
5000 studentë lanë konviktet dhe u dyndën në rrugë për të festuar. Të veshura të gjitha njësoj me body të zeza ku shkruhet ‘dirty disko’ vajzat marshuan nëpër rrugë duke pirë e kërcyer.
“Daily Mail” shkruan se është paksa e vështirë që këto festa të mos dalin jashtë kontrollit. Madje shpeshherë përfundojnë në një mbrëmje të shfrenuar nëpër lokalet e natës.
g.kosovari