Krahas investimeve madhore, Bashkia e Tiranës po punon intensivisht për rinovimin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve.
Mësohet se specialistët e Ujësjellës Kanalizime kryen një ndërhyrje tepër të domosdoshme në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, në mënyrë që të shmangen shqetësimet gjatë stinës së shirave.
Sipas UKT, ky investim, ashtu si çdo tjetër në Tiranë, po kryhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore. Grupet e terrenit po zëvendësojnë tërësisht rrjetin e vjetër të amortizuar.
Bashkia e Tiranës njofton se është gjatë gjithë kohës në dispozicion të nevojave për ndërhyrje apo investime në kryeqytet.