Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të vijojë të ndikohet relativisht nga të njëjta kushte atmosferike, ku mëngjeset mbeten të freskëta me vlera të temperaturave minimale nga 11 deri në 18ºC, ndërsa ato të mesditës nuk do t’i kalojnë vlerat nga 31 deri në 34ºC.
Gjatë ditës së sotme, moti në pjesën më të madhe të territorit parashikohet të jetë i kthjellët.
Në orët e mesditës do të ketë prezencë të vranësirave kalimtare më të theksuara në relievet malore dhe zonën e veriut. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale në relievet e larta malore.