Rojet kufitare të Rusisë kanë kapur dy anije nga Korea e Veriut pasi njëra prej tyre më herët ka sulmuar një anije patrullimi ruse.
Lajmin e bëri publik FSB-ja e cila njofton gjithashtu se tre roje kufitare janë lënduar gjatë sulmit.
Sipas shërbimit të sigurisë ruse, një ekuipazh i një anijeje të Koresë së Veriut që transportonte më shumë se 45 vetë kryen një sulm të armatosur mbi anëtarët e një grupi vëzhgimi në bordin e një shërbimi kufitar rus në ujërat territoriale ruse në Detin e Japonisë.
/a.r