Një muaj para se vendet e Bashkimit Europian të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, zbarkoi pasditen e sotme në një vizitë të shkurtër në vendin tonë.
Tusk pasi një takimi kokë më kokë për 30 minuta në Kryeministri me shefin e qeverisë Edi Ramën, ku iu dha edhe medalja e “Yllit të Madh të Mirënjohjes”.
Rama tha se Donald Tusk ka qenë një avokat i procesit të zgjerimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Dua t’i akordoj titullin Yllin e Madh të Mirënjohjes Presidentit të KiE dhe me atë rast, duke ndarë disa momente të rëndësishme, jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët, mes vendit të tij dhe vendit tonë.
Nga ana tjetër më vjen shumë mirë ta nënvizoj qartësinë që Presidenti Tusk është shprehur në raport me këtë proces dhe padiskutim të çmojë para opinionit publik përpjekjen e tij konstante si një avokat i procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, konkretisht të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Rama.
g.kosovari