Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i KE, Donald Tusk, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp në përfundim të takimit.
Rama e cilësoi zyrtarin e lartë të Brukselit si një avokat të zgjerimit të BE duke i dhënë atij edhe Medaljen e Mirënjohjes Publike.
Nga ana e tij, Tusk apeloi që Bashkimi Evropian të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se integrimi i Shqipërisë është në interes të të gjitha vendeve anëtare.
“Pa integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit nuk ka siguri. Kjo do të thotë se askush nuk po i bën askujt ndonjë nder” – tha Tusk.
Presidenti i KE u shpreh se ka dëshirë që të gjithë vendet e rajonit të ndjekin ëndrrën europiane.
“Sot falë përpjekjeve tuaja ne i jemi afruar këtij objektivi. Për këtë askush nuk duhet të ketë më dyshime.” – tha Tusk.
/javanews/a.r
Shqipëria është me fat që ka një president si Edi Rama