Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti i Komisionit të BE-së Jean Claude Juncker patën një takim konstruktiv mes tyre mbi ecurinë e procesit Brexit.
Megjithatë, Johnson riafirmoi angazhimin e tij për të ashtuquajturën ”Marrëveshja e së Premtes së Mirë” dhe vendosmërinë e tij për të arritur një marrëveshje pa ”backstop”, të cilën parlamenti britanik mund ta mbështesë.
”Kryeministri përsëriti se nuk do të kërkojë një zgjatje dhe do të largohet nga BE më 31 tetor”, sipas një komunikate nga kryeministria britanike.
/a.r