Pas largimit të Esmaralda Keshit nga drejtimi i Prokurorisë së Dibrës, për shkak të konkurrimit për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në vendin e saj u caktua prokurori Rifat Kojku.
Ky i fundit është zëvendësdrejtues i kësaj prokurorie dhe prokuror i dosjes “184”, e cila kaloi në korrik në Dibër për kompetencë.
“Me 8 vota pro miratohet caktimi i përkohshëm i prokurorit Rifat Kojku në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”, njoftoi dje KLP.
Dosja “184”, e konsideruar edhe si dosja e blerjes së votave, nuk kaloi pa u komentuar në Dibër, ndërsa të tre prokurorët që janë në detyrë në këtë Prokurori, u shprehën se ishin në konflikt interesi.
Megjithatë, dosja tashmë është marrë nën hetim nga Kojku dhe prokurorja tjetër. Ndërkohë, Esmeralda Keshi, që prej fillimit shpalli konfliktin e interesit, pasi në përgjimet e kësaj dosjeje ka dalë edhe një person, me të cilin ka lidhje familjare. /l.m