Pas kallëzimit të KLSH, ish-administratori i CEZ, Arben Seferi është vendosur nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre.
Seferi dhe dy vartës të tij Julian Zanaj dhe Enera Zafiri akuzohen nga KLSH për periudhën e audituar 21.01.2013 deri me datë 30.06.2015 për blerjen e energjisë elektrike dhe mbifaturimin e konsumatorëve si dhe procedurat e blerjes se materialeve te pajisjeve elektrike duke i shkaktuar një dëm mbi 32 milionë euro shtetit.