Në një prononcim për mediat pasi mori pjesë në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta përcolli mesazhin e tij ndaj forcave politike në vend dhe ndarjes së përgjegjësive dhe detyrave konkrete në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë PO-në për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndryshe nga skepticizmi se më 18 tetor vendi ynë nuk do mundet t’ia dalë në këtë rrugëtim drejt BE-së, sot nga Peza, ku u shfaq krap përfaqësuesve të lartë të mazhorancës, Meta tha se politika duhet të bëhet bashkë për interesin kombëtar dhe t’i kërkojë BE-së t’i thotë PO hapjes së negociatave.
Meta nuk mohoi problemet që ka Shqipëria dhe kushtet që mund të vë Bashkimi Evropian, por kërkoi që po ashtu këto kushte e detyra të ndahen ndaj çdo institucioni për t’i përmbushur ata.
“Interesi ynë kombëtar është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Kam dhënë shumë mesazhe dhe sjellja ime si president ka qenë në interesin kombëtar.
Kërkesa ime për të gjithë forcat politike është t’i kërkojnë BE, pavarësisht nga problemet e deritanishme, t’i thotë po çeljes së negociatave dhe nëse do të ketë kushte, duhet të vendosin kusht për çdo institucion”, tha Meta.
/a.r