Pop Culture filloi sezonin e ri në Top Channel, me mjaft risi, por ajo që autorja dhe moderatorja Dojna Mema ka zgjedhur të rikthejë sërish nga sezoni i kaluar ka qenë pikërisht rubrika mjaft interesante “Një ditë me Dojnën”.
Një ndër pyetjet më pikante të Dojnës ka qenë pikërisht kjo dhe Grida nuk ka hezituar të tregojë arsyet se pse vendosi të hiqte dorë nga muzika.
“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha. Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushurinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violin se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”, ka treguar deputetja e Partisë Demokratike.
Duma ka rrëfyer se në gjimnaz nuk ka qenë ajo goca trendi që ulej në bankën e fundit të klasës, por as ajo në bankë të parë, që ngrinte gjithmonë dorë.
“Duke qenë se vija nga një shkollë tjetër dhe jo nga një shkollë e përgjithshme dhe duke qenë se Durrësi ishte një qytet i vogël ku njerëzit njiheshin me njëri tjetrin dhe dihej kush studionte arte e nuk është se u mirëprita në gjimnazin e përgjithshëm sepse aty dihej që nxënësit ishin shumë serioz.
Nuk isha ajo në bankën e fundit që ishte shumë trendi, por në vitin e parë të gjimnazit u përpoqa shumë ti përshtatesha ambientit dhe të shikoja si ishte atmosfera kush ishin më të rëndësishmit etj etj. Këtë kam bërë vitin e parë kisha vështirësi shumë me Matematikën me Fizikën, sepse ne harxhonim kohë për të studiuar violinë 4 orë dhe nuk ishte prioritet Matematika.
Kam bërë edhe unë ato kurset jashtë shkolle dhe derisa mbaroi gjimnazi e kapa ritmin. Mund të them se në universitet isha në atë 3-shen më të mirë dhe s’po ndahem nga të tjerët. Në gjimnaz të ngrija dorën e kam tmerr edhe sot kur e bëj, nuk ka nevojë të ngresh dorën, një mënyrë të ngriture dorën po, por jo ai pioneri ajo nuk tregon personalitet dhe individualitet. Këta marrin sadisfaksionit e të qenurit mirë me zyshën, nuk marrin këtë të shokëve por të zyshave, por duhet të zgjedhësh në jetë kaq është e gjitha”- ka rrëfyer Grida Duma.
g.kosovari