Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga UEFA, dhe është hapur një procedim disiplinor.
Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik në datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, nndërkohë që nuk është çudi që të kemi një pezullim të fushës.
Kujtojmë se ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, u ekzekutua himni i Andorrës./tch
g.kosovari