Shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar dokumente, procedohen penalisht dy punonjës të OSHEE-së.
Specialistët për krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
• K.N, 58 vjeç,
• E.S, 27 vjeç, banues në Pogradec, të dy me detyrë punonjës pranë OSHEE, Pogradec.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentet e rilidhjes së energjisë elektrike, të banesës së një shtetasi në lagjen nr.1, në Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.\
g.kosovari