Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e policisë ku finalizua edhe operacioni Limit ku në prangat e policisë ranë 58 personave në Shqipëri si dhe në shtetin fqinj të Greqisë.
Në vijim të përgjimeve, prokuroria ka zbardhur transkriptet e trafikantëve, të cilët bisedojnë për çështje të ndryshme dhe ku natyrisht mburrja, teksa bisedojnë për pazaret dhe interesat mes tyre.
Gjithashtu në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”, Olger Bamllarit i cili në shumicën e përgjimeve del si “koka e grupit” por që ende vijon të jetë i shpallur në kërkim bisedon me Erion Demollit. Të dy, kjo e faktuar edhe nga biseda e tyre tregojnë se ndodhet në Përmet e Gjirokastër për të kërkuar dhe siguruar më pas lëndë narkotike.
Biseda mes tyre:
Demolli: Emo vëlla
Bamllari: Emo qukapiku babit
Demolli: Po ku hyn ti, s’hyn drita o burri i dheut
Bamllari: Nuk të mora vesh
Demolli: Ku hy unë s’hy drita o burri i dheut, po them
Bamllari: Emo. Po lëre mo, ku hyn ti, po unë, unë që e kisha. Të thashë që në fillim pa ashtu
Demolli: Ku vete unë?!
Bamllari: Të thashë unë që në fillim ore s’ashtu?!
Demolli: Më the.
Bamllari: Po hë bre vari… ka… gabimi qe i imi. Çar po bën ti
Demolli: Hë? Ja po ha dhe një çikë bukë
Bamllari: Në Përmet?! Mirë o
Demolli: Çar të bëj. Një supkë
Bamllari: Hiç unë në Fier do të jem.
g.kosovari