Fiorentina ka arritur që pas dy ndeshjesh radhazi me humbje të ndërpresë gjakderdhjen dhe sidomos Vincenzo Montella të shpëtojë vendin e punës, pasi me një tjetër disfatë do të ishte katastrofë dhe do të mendohej seriozisht shkarkimi i tij.
Një ndeshje vërtet e tensionuar dhe me emocione në Firence, por që nuk prodhoi asnjë gol, edhe pse Juventusi del shumë e dëmtuar, duke qenë se u dëmtuan tre futbollistë: Douglas Costa, Pjanic dhe Danilo. Të tre pritet të mos luajnë ndaj Atletico Madrid në Champions.
Pjesa e parë ka qenë më shumë me faulla dhe shqelma, teksa në 45′ e dyta është parë më shumë futboll. Megjithatë, Higuain ka qenë në hije totale, ndërsa Ronaldo ka provuar të bëjë diçka, ashtu si Cuadrado kur është aktivizuar.
Fiorentina iu afrua golit dy herë, teksa Ribery zhvilloi një super ndeshje, duke i lënë më pas vendin Boatengut. Pas 94 minutash, arbitri vërshëlleu fundin, teksa për Sarrin, debutimi në pankinë nuk ishte si pritej, mes dëmtimesh dhe një loje jo edhe aq e mirë nga bardhezinjtë.
g.kosovari