Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi kanë tentuar të fshehin fëmijën nga përmbarimi.
Policia informon se në pranga kanë rënë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë. Mësohet se personat e mësipërm nuk kishin pranuar që t’ia dorëzonin fëmijën prindit tjetër dhe e kanë fshehur atë.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi” Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim” duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
g.kosovari