Liverpooli ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Newcastle me anë të dygolëshit të Manesë dhe rrjetës së Salahs. Klopp duhet të jetë krenarë me djemtë e tij që arritën të kthenin rezultatin dhe tashmë e shohin veten me pikë të plota pas 5 fitoreve në 5 ndeshjet e para.
Sfida nisi keq për vendasit, pasi Newcastle gjeti golin e avantazhit me anë të Willems. Ky i fundit çau mbrojtjen vendase dhe lëshoi një silurë në minutën e 7′ që u ndal vetëm në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Adrien për 0-1.
Vendasit reaguan dhe rritën presionin në portën kundërshtare. Liverpooli ndërmori një aksion model në minutën e 28′ që u konkretizua në gol nga i zakonshmi Sadio Mane. Ai shënoi në mënyrë fantastike për 1-1. Afrikani u bë sërish protagonist pas 12 minutash kur portieri kundërshtar Dubravka i dhuroi topin në zonë dhe realizoi për 2-1.
Vendasit nuk e ulën përqëndrimin në pjesën e dytë, aty ku Mo Salah vendosi emrin e tij në listën e golashënuesve. Egjiptiani mori një pasim fantastik nga Firmino dhe me klas dërgoi topin në rrjetë për 3-1. Liverpolli duket i frikshëm dhe kryeson Premier Leaguen me pikë të plota. Redsat nisin mbrojtjen e Championsit në ndeshjen ndaj Napolit në mesjavë, ata do të udhëtojnë drejt Italisë.
g.kosovari