Miriam Cani është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe lajmin e ëmbël e dha në mënyrën më të veçantë. Teksa ishte në koncertin recital të Albanit, ajo u shfaq me barkun pak të rrumbullakosur dhe tregoi e emocionuar lajmin e ëmbël. Gjatë kësaj kohe ajo ka qenë disi aktive në rrjetet sociale, por deri më tani nuk kishte zbuluar se si dukej barku.
Megjithatë, së fundmi kuriozitetin na i ka shuar Albani nëpërmjet një fotoje shumë të ëmbël. Ai ka publikuar në Instagram, foto të Miriamit nga koka te këmbët dhe Ameli. “Tre arsye për të jetuar”, shkruan Albani në foton e cila është pëlqyer shumë nga publiku.
Sipas llogaritieve, këngëtarja duhet të jetë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ende nuk dihet gjinia e bebit. Pra, së shpejti Ameli do të bëhet me një motër ose një vëlla. Kujtojmë se në muajin maj, Albani dhr Miriami i thanë “po” përgjithmonë dashurisë së tyre në një ceremoni intime.