Diplomat që merren në universitetet publike, duke filluar nga viti i ardhshëm rrezikojnë të mos njihen nga shteti shqiptar. Kështu shkruan në numrin e saj të sotëm gazeta Shqiptarja.com. Neni 106 i ligjit të ri për arsimin e lartë përcakton se diplomat e lëshuara nga institucionet e paakredituara nuk njihen. Madje, nëse Universiteti nuk akreditohet, nuk mund të lëshojë diploma.
“Në rast se institucioni i arsimit të lartë nuk akreditohet institucionalisht apo për program studimi, ai nuk mund të lëshojë diploma për programet përkatëse të studimit që ka ofruar”, thuhet në pikën 5, të nenit 106 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”.