Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një takim me të miturit e dënuar në burgun e Kavajës. E shoqëruar edhe nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë, Gjonaj dhuroi edhe të gjithë artikujt e nevojshëm shkollorë.
“Para se zilja e shkollës të bjerë edhe për këtë shtator, zgjodha të bëj një takim me të miturit e dënuar në “IEVP Kavajë”, të cilët më shumë se sa izolim, po i ofrohet rehabilitim cilësor në mënyrë që të riintegrohen ashtu siç duhet në shoqëri”, shprehet ajo.
Po ashtu ministrja Gjonaj shton se së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kemi ndërmarrë të gjitha masat që këta të mitur të ndjekin procesin mësimor sipas ecurisë së tyre ne ambientet e IEVP-së, falë një marrëveshje të konkretizuar me Ministrinë e Arsimit.
“Këtë vit, nëntë prej tyre do të ndjekin arsimin 9-vjeçar adhe katërmbëdhjetë të tjerë arsimin e mesëm. Veç urimeve të përzemërta për nisjen e vitit të ri arsimor, stafi i Ministrisë së Drejtësisë dhuroi edhe të gjithë artikujt e nevojshëm shkollorë”, shprehet ajo.